Friday, April 26, 2024
HomeSportGuardiola tejet i lumtur pas fitores me Realin, flet edhe për finalen...

Guardiola tejet i lumtur pas fitores me Realin, flet edhe për finalen me Interin

Pep Guardiola është kënaqur mbrëmë duke e shikuar Manchester Cityn teksa e dominonte absolutisht Real Madridin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri spanjoll njëherësh foli edhe për finalen e Stambollit me Interin, ku synon të dalë fitimtar për t’ia siguruar kampionit aktual anglez trofeun e parë të Championsit në histori të klubit.

“Një fitore enorme me një kualitet të shkëlqyeshëm. U ndiem në rehatinë tonë qysh në fillim. E kisha ndjenjën që në barkun tonë e kishim dhimbjen për atë që kishte ndodhur vitin e kaluar dhe sot e hoqëm dhe e qitëm jashtë”, deklaroi trajneri spanjoll për “BT Sport”

“Njëra prej ndeshjeve më të mirë të Cityt të tij? Po, absolutisht. Ne duhet të fitojmë duke u munduar të jemi vetvetja. Ishim të qetë, djelmoshat e ndienin lojën dhe ishin të gatshëm për ta bërë një paraqitje të madhe”, vazhdoi ai.

“Finalja me Interin? Një finale me një skuadër italiane nuk është ndeshja më e mirë e mundshme. Duhet të përgatitemi në aspektin mental, por do të ketë kohë për ta bërë këtë. Do të jemi gati për finale…”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments