Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia e konfirmon aksionin kundër fajdes: Tre të arrestuar, bastisen disa lokacione...

Policia e konfirmon aksionin kundër fajdes: Tre të arrestuar, bastisen disa lokacione dhe sekuestrohen 5 vetura

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksion të Krimeve të Rënda që u zhvillua në disa lokacione në dy qytete të vendit, me qëllim kapjen e personave që hetoheshin si të dyshuar për veprën penale “Fajde”. Lidhur me rastin tashmë janë deklaruar edhe nga Policia dhe është konfirmuar se tre persona janë arrestuar.

Sipas Policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, janë kryer kontrolle në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.

Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

  • Pesë (5) vetura,
  • Tre (3) telefona celular,
  • Një (1) llap top,
  • Dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments