Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaPo monitorohet çdo lëvizje afër spitaleve, Policia deklarohet për kërcënimin për sulm

Po monitorohet çdo lëvizje afër spitaleve, Policia deklarohet për kërcënimin për sulm

Policia e Kosovës ka ndaluar automjete dhe po e përcjellë me vëmendje çdo lëvizje në afërsi të spitaleve të Kosovës, pasi në mëngjes kanë marrë informacion lidhur me një kërcënim për sulm.

Nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë thënë se po marrin masa parandaluese, ndërsa theksohet se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, pasi situata vlerësohet të jetë e qetë.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të ç’farëdo natyre apo vepre penale. Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”, thuhet paraprakisht në përgjigje.

Paraprakisht, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se pjesëtarët e Policisë janë mobilizuar në gjithë Kosovën për t’i siguruar spitalet.

“Policia u kontaktua nga një person i cili kërcënoi të sulmonte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi se kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente sulmin, Policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën derisa të zbulojmë më shumë informacion”, tha Hoti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments