Monday, April 20, 2026
HomeLajmeKosovaPërpjekje për konsensus, Kurti dhe Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Përpjekje për konsensus, Kurti dhe Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot një takim të radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Burime të Telegrafi bëjnë të ditur se takimi është paraparë të mbahet në ora 11:00.Takimi vjen në një moment vendimtar, teksa afatet kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit po afrohen dhe ende nuk ka një konsensus politik mes partive.

Palët kanë zhvilluar edhe më herët disa takime, por pa arritur marrëveshje konkrete për një kandidat të përbashkët.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve në ditët në vijim, duke shtuar komunikimet me partitë opozitare për të siguruar votat e nevojshme në Kuvend.

Ndërkohë, nga LDK në takimin e fundit që ishte zhvilluar më 2 mars, është shprehur skepticizëm për arritjen e një konsensusi të shpejtë, duke theksuar se nuk është prezantuar ndonjë emër konkret për president.

Sipas zhvillimeve të fundit, çështja e presidentit mbetet një nga sfidat kryesore politike në vend, pasi për zgjedhjen e tij kërkohen të paktën 80 vota në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota.Në mungesë të një marrëveshjeje, vendi rrezikon të përballet me një krizë të re institucionale, ndërsa takimi i sotëm Kurti–Abdixhiku shihet si një tjetër përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur skenarë të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments