Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaPërmes protestës Prishtinasit kërkojnë zbritje të çmimit të qirave të lokaleve

Përmes protestës Prishtinasit kërkojnë zbritje të çmimit të qirave të lokaleve

Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës për shkak të rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.

Ata po konsiderojnë se ngritja e çmimeve është e pa përballueshme për ta vazhduar punën, derisa nuk përjashtojnë mundësinë që çelësat e lokaleve t’i dorëzojnë në komunë.

Organizatori i kësaj proteste, Genc Durmishi, i cili ka edhe lokale zejtare tha se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave.

Sipas tij, çmimet janë rritur nga 80 deri në 100 për qind.

“Kemi ardhur në protestë para komunë për shtrenjtimin e qirasë, nuk po mundemi me ja dalë më këtë qira që është shumë e shtrenjtë dhe presim nga kryetari me dalë më një njoftim se çfarë do të bëjë me ne… Pasi qiratë janë shtrenjtuar për rreth 80 për qind, e diku 100 për qind… Protesta do të zgjasë derisa të realizohen kërkesat tona dhe të kthehet çmimi siç ka qenë. Kanë thënë se do t’ju përkrahim në shumë mënyra, por kanë qenë të kota dhe vetëm fjalë”, tha Durmishi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments