Friday, December 6, 2024
HomeSportPeja e fiton derbin ndaj Prishtinës në kryeqytet

Peja e fiton derbin ndaj Prishtinës në kryeqytet

Derbi i javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll i ka takuar Pejës.

Kampionët në fuqi të Kosovës triumfuan në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës, në një ndeshje tejet interesante dhe dramatike.

Derbi i zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 66:69.

Larry Thomas shkëlqeu në fitoren e pejanëve me 24 pikë, teksa u ndihmu nga Musab Mala që shtoi 11 sosh.

Te prishtinasit u dalluan Shaheed Davis me 17 pikë dhe Dante Clark me 16 sosh.

Peja, që renditet e dyta në tabelë me 35 pikë të grumbulluara, tani numëron 15 fitore e pesë humbje në Superligë.

Për Prishtinën sonte ishte humbja e shtatë këtë sezon, krahas 13 fitoreve. Prishtina është e treta në tabelë me 33 pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments