Thursday, May 9, 2024
HomeSportMediumi i njohur francez: Mbappe zgjedh Real Madridin, vendimi do të zyrtarizohet...

Mediumi i njohur francez: Mbappe zgjedh Real Madridin, vendimi do të zyrtarizohet së shpejti

Kylian Mbappe duket se është një hap më afër bashkimit me Real Madridin.

Gjigantët spanjollë nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për të nënshkruar me sulmuesin dhe një sagë transferimi që ka zgjatur me vite më në fund mund të përfundojë, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Le Parisien”, Mbappe së shpejti do të njoftojë për vendimin e tij, që të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint-Germaini.

Kësisoj, duke pasë parasysh se kontrata e yllit francez skadon në fund të sezonit, ai mund t’i bashkohet “Los Blancos” si lojtar i lirë.

Kapiteni i Francës ishte afrër ta bënte një lëvizje të tillë në maj të vitit 2022.

Megjithatë, 25-vjeçari ishte bindur që të vazhdonte kontratën e tij më kampionët francezë edhe për dy sezone tjera.

Krerët e klubit nga kryeqyteti francez kishin shpresë se mund të mbanin një lojtar të lindur dhe të rritur në Paris për të udhëhequr projektin e tyre dhe ndjekjen e tyre të zjarrtë për të fituar trofeun e parë në Ligën e Kampionëve, por kjo tani besohet se është e parealizueshme.

Kylian Mbappe ka zgjedhur të kalojë në skuadrën që po e kërkon prej kohësh, në rrugën e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në botë dhe për të fituar “Topin e Artë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments