Thursday, April 18, 2024
HomeLajmeKosovaParadoksi i mbylljes: Maqedonia me mbi 1300 raste ditore, maqedonasit mund të...

Paradoksi i mbylljes: Maqedonia me mbi 1300 raste ditore, maqedonasit mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 685 raste të reja, ndërsa sot në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1302 raste të reja dhe 51 viktima nga COVID-19.

 

E derisa Kosova është aktualisht e mbyllur në disa segmente ekonomike dhe në orë policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR.

Kështu ka treguar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i cili tha se testet kërkohen nga vendet që Qendra Evropiane për Kontrollimin e Sëmundjeve i ka ranguar me numër të lartë të rasteve.

“Testet RT-PCR do të kërkohen për ato vende që Qendra Evropiane për Kontrollimin e Sëmundjeve i ka ranguar me numër të lartë të rasteve. Por në këtë rast do të vlejë edhe parimi i reciprocitetit. Pra vendet që nuk i Kërkojnë Kosovës teste të tilla, as Kosova nuk kërkon teste RT-PCR”.

Hoti ka thënë se qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës nuk janë të detyruar të kenë teste RT-PCR dhe sipas tij e njëjta vlen edhe për qytetarët e Kosovës që shkojnë në këto vende.

“Me rëndësi është që ata ta dinë nëse ja vlen të udhëtohet dhe ta vlerësojnë vet gjendjen e tyre shëndetësore”, deklaroi ndër të tjera Faik Hoti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments