Monday, May 20, 2024
HomeBotaPamje nga lart, karvani i madh rus në veri-perëndim të Kievit

Pamje nga lart, karvani i madh rus në veri-perëndim të Kievit

Një kolonë ruse është nisur në drejtim të Kievit. Imazhet tregojnë se kolona ushtarake që shtrihet për rreth 40 milje (64 km) është nisur në një zonë në veri-perëndim të Kievit.

Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja kolona ushtarake është dukshëm më e gjatë se 17 miljet (27 km), sipas kompanisë amerikane Maxar.

Maxar, i cili paraqiti një seri imazhesh satelitore mbi ngritjen ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, tha gjithashtu se dislokime shtesë të forcave tokësore dhe njësi helikopterësh sulmues tokësorë u panë në Bjellorusinë jugore, më pak se 20 milje (32 km) në veri të kufirit me Ukrainën ./abcnews.al

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments