Thursday, May 9, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani takohet me Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, flasin për situatën e...

Osmani takohet me Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, flasin për situatën e sigurisë dhe sulmin e 24 shtatorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Guler.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim, Osmani ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë si dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë,

Ata kanë folur edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë takimit me ministrin u diskutua për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me theks të veçantë në trajnimet e FSK-së dhe shkëmbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në fushën e sigurisë.

Ministri konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Më tej, Ministri GÜLER u shpreh mirënjohës ndaj Republikës së Kosovës veçmas me solidarizimin dhe ndihmën që Republika e Kosovës i pati ofruar Turqisë pas tërmetit shkatërrues në këtë shtet”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar GÜLER

Presidentja e uroi për pozitën e tij si ministër në Republikën e Turqisë, si dhe e falënderoi Turqinë e në veçanti presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me ministrin u diskutua për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me theks të veçantë në trajnimet e FSK-së dhe shkëmbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në fushën e sigurisë.

Ministri konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Më tej, Ministri GÜLER u shpreh mirënjohës ndaj Republikës së Kosovës veçmas me solidarizimin dhe ndihmën që Republika e Kosovës i pati ofruar Turqisë pas tërmetit shkatërrues në këtë shtet.

Në takim, Presidentja Osmani foli edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe për aktin e agresionit dhe sulmin terrorist të Serbisë që ndodhi më 24 shtator në Republikën e Kosovës, me ç’rast potencoi se garantimi dhe mbrojtja e sigurisë në vend janë prioritet. Konfirmoi gatishmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët në këtë drejtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments