Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani dhe Presidenti i Sllovenisë diskutojnë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë...

Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë diskutojnë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë

Presidentja, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës.

Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre,  posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Ndërkaq Presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë Presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments