Saturday, April 27, 2024
HomeBotaOKB-ja paralajmëron Izraelin për krime të mundshme lufte

OKB-ja paralajmëron Izraelin për krime të mundshme lufte

OKB-ja po kërkon sërish që agjencitë e ndihmave humanitare të kenë akses në Gaza dhe paralajmërojnë për krime të mundshme lufte.

Ravina Shamdasani, përgjegjëse për Komisionerin e Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, thotë se organizata është “e shqetësuar” se kërkesa e ushtrisë izraelite që palestinezët të lëvizin nga Gaza veriore në jug mund të përbëjë “transferim të dhunshëm të civilëve – shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Nëse një vend besohet se ka kryer një krim lufte gjatë konfliktit, çështja mund të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) – palestinezët janë anëtarë, por Izraeli jo.

Në një deklaratë, Shamdasani shton se sulmet ndaj civilëve – ndërsa tentojnë të largohen nga pjesët e nevojshme të Gazës – duhet të hetohen në mënyrë të pavarur.

Ajo gjithashtu apelon për lirimin “të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të të gjithë pengjeve izraelite, sipas raportimeve të fundit izraelite tregojnë se rreth 199 janë mbajtur, shkruan BBC.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments