Friday, April 26, 2024
HomeEkonomiOda e Hotelierisë në Pejë del me tri kërkesa, Krasniqi jep detaje

Oda e Hotelierisë në Pejë del me tri kërkesa, Krasniqi jep detaje

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në regjionin e Pejës ka mbajtur sot një takim me kryetarin e Odës, Hysen Sogojeva.

Bashkërisht ata kanë diskutuar për disa çështje me rëndësi për biznese hoteliere.

Mes tjerash, Oda e Hotelerisë së Turizmit ka kërkuar që TVSH prej 8% të zgjatet minimalisht edhe për një vit pune.

Lidhur me këtë takim, detaje shtesë ka dhënë Arbër Krasniqi:

Oda e Hotelerise dhe Turizmit – Regjioni i Pejës , sot mbajtëm një takim pune nën pranin edhe të kryetarit të Odës Prof. Hysen V. Sogojeva, në të cilin takim u diskutuan disa çështje me rëndësi të veçant për biznese hoteliere :1. Unanimisht kërkuam që tvsh prej 8% të zgjatet minimalisht edhe për një vite pune .2. Të procedohet nisma legjislative për ndryshimin e udhëzimit administrativ që obligon sektorin e gastronomisë të dërgoj kuponet fiskal në tavolina pas çdo artikulli duke e bere procedure te komplikuar dhe denime nga ATK të pa nevojshme , mjafton të zbatohet kampanja që kur kerkon llogarin “ nëse nuk te sjellin kuponin fiskal je i liruar nga pagesa “3. Të krijohet fond i veçant për mbështetjen financiare të humbur gjatë kohës së pandemise për sektorin e gastronomise si me e demtuara ne raport me masat e nderrmara nga institutcionet .Sektori i gastronomise numron rreth 20.000 puntore te lajmruar nga punedhenesi , fuqia dyte puntore pas sektorit publik , andaj dhe kerkesat tona do te adresohen për implementim .Arber Krasniqi

Oda Hotelerise dhe Turizmit – Regjioni Pejës

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments