Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeArrestohet ish-drejtori i RTSH-së

Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së

Në një operacion të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë arrestuar katër persona mes të cilëve dhe ish-drejtori i Radio Televizionit Publik, Thoma Gëllçi.

 

Ish-drejtori i RTSH bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurorimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar arrest me burg për katër të dyshuarit, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se Thoma Gëllçi është arrestuar në Kolonjë, në banesën e prindërve të tij, ndërsa mësohet se prej kohësh ka qenë nën vëzhgim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments