Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaOda amerikane del me një thirrje për Qeverinë: : Tensionet pengojnë investimet

Oda amerikane del me një thirrje për Qeverinë: : Tensionet pengojnë investimet

Oda amerikane në Kosovës përmes një deklarata për media ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ul tensionet në Veriun e Kosovës dhe të demonstrojnë përkushtim ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas tyre. zgjidhja e tensioneve dhe nxitja e një mjedisi paqësor dhe stabil ,janë thelbësore për krijimin e një mjedisi të favorshëm afarist që mund të tërheqë investime dhe të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike në Kosovë.

Oda Ekonomike Amerikane është shprehur e shqetësuar ngjarjet në veri dhe për “mungesën e vullnetit të Qeverisë së Kosovës për të koordinuar përpjekjet e saj me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe BE-në”.

Në këtë deklaratë thuhet tutje se SHBA-ja dhe BE-ja kanë qenë mbështetëse dhe e kanë ndihmuar Kosovës në zhvillimin e saj politik dhe ekonomik, duke kërkuar kështu që Qeveria e Kosovës të dëgjojë kërkesat e tyre.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kurti të tërheqë kryetarët dhe policinë nga veriu dhe të organizojë zgjedhje të reja lokale. Kërkesa të ngjashme ka bërë edhe Bashkimi Evropian.

Kurti pranoi se ka sfida në raportet me emisarët ndërkombëtarë, por nuk foli për kërkesat e tyre. Ai tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij, përfshin sundimin e ligjit në këtë zonë dhe largimin e “grupeve kriminale serbe” prej atje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments