Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaNjë punëtor bie nga ndërtesa në Prishtinë

Një punëtor bie nga ndërtesa në Prishtinë

Një punëtor ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë i njëjti po trajtohet në QKUK për shkak se ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduat mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.  Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments