Thursday, August 18, 2022
HomeLajmeKosovaNjë 44-vjeçar nga Gjakova, viktima më e re nga COVID-19

Një 44-vjeçar nga Gjakova, viktima më e re nga COVID-19

Një 44-vjeçar është viktima më e re nga në 24 orët e fundit në vend.

Siç njofton IKSHPK-ja, 44-vjeçari është nga komuna e Gjakovës.

Në 24 orët e fundit në vend, nga 4487 mostra të testuara, 684 prej tyre kanë rezultuar pozitive, kurse kanë vdekur shtatë persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments