Thursday, May 2, 2024
HomeLajmeKosovaNis seanca e jashtëzakonshme për koeficientin e pagave, VV e lëshon sallën

Nis seanca e jashtëzakonshme për koeficientin e pagave, VV e lëshon sallën

Deputetët e Vetëvendosjes kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas përfundimit të seancën plenare dhe fillimin e seancës së jashtëzakonshme.

Në seancën ë jashtëzakonshme ishte paraparë debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Kjo seancë u injorua nga deputetët e VV-së, përveç tre deputetëve, Eman Rrahman, Visar Korenica dhe Gramoz Agusholli dhe deputetëve të pakicave që qëndruan në sallë.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët e VV-së lëshojnë sallën, pasi që në seancën e javës së kaluar këta deputetë nuk morën pjesë në seancën për mbështjen financiare të Policisë së Kosovës.

Ndërsa deputetët e opozitës po vazhdojnë këtë seancë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments