Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovaNis afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, legjislatura e re duhet të...

Nis afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, legjislatura e re duhet të formohet deri më 7 gusht

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Sipas dispozitave kushtetuese, deputetët duhet të përfundojnë procesin e konstituimit të Kuvendit jo më vonë se 7 gushti, afat që rrjedh nga certifikimi zyrtar i rezultateve zgjedhore.

Deri më tani, subjekti fitues i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka bërë të ditur ndonjë iniciativë konkrete për formimin e institucioneve të reja, ndërsa edhe partitë e tjera politike nuk kanë sinjalizuar ndryshime në qëndrimet e tyre lidhur me bashkëpunimet e mundshme.

Në anën tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ende nuk ka caktuar datën e seancës konstituive, por ka deklaruar se ajo do të thirret brenda afatit të paraparë me Kushtetutë.

Bazuar në nenin 66 të Kushtetutës dhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit nuk nënkupton vetëm mbajtjen e seancës së parë, por edhe përfundimin e të gjitha procedurave të domosdoshme, përfshirë verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments