Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKosovaNga viti i ardhshëm koeficienti i pagave pritet të jetë 110

Nga viti i ardhshëm koeficienti i pagave pritet të jetë 110

Koeficienti në ligjin e pagave për këtë vit do të jetë 105. Por nga përllogaritjet e bëra nga Ministria e Financave, koeficienti i pagave nga viti 2024 pritet të jetë 110-të.

Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeministri Kurti.

“Koeficienti për vitin 2023 do të jetë 105 ndërsa nga janari i vitit 2024, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave e Transfereve, ai do të jetë 110. Me këtë plotësim ndryshim të ligjit të buxhetit, i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji. Me këtë sistem të ri e vlera të reja të kompensimeve, kemi arritur disa objektiva bazë. Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive” ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments