Saturday, December 7, 2024
HomeUncategorizedNënkryetari i AAK-së: Albena Reshitaj s’e gjeti momentin e duhur të kontribuonte...

Nënkryetari i AAK-së: Albena Reshitaj s’e gjeti momentin e duhur të kontribuonte për zgjedhjen e presidentes

Nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi, është shprehur se pjesëmarrja e deputetes së kësaj partie në seancën e djeshme për zgjedhjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tregon se në këtë subjekt ka demokraci.

“Mbrëmë është përmbyllur, dikur natën konstituimi i Institucionit të Presidentit. Qëndrimi i AAK-së ka qenë i qartë dhe i saktë. Kemi pasë qëndrim që të mos jemi pjesë e procesit për zgjedhjen e presidentit. Kishim kandidatin tonë për president, Ramush Haradinaj. Kemi pasë qëndrim që nuk kemi arsye që të kontribuojmë për bërjen e kuorumit”, është shprehur Latifi, njofton Klan Kosova.

“Kolegia jonë, Albena Reshitaj ka qenë pjesë e seancës, ka qëndruar në sallë dhe sigurisht ka votuar për zgjedhjen e presidentes. Besoj që është e vetëdijshme, partia ka vlerësuar ndryshe. Pavarësisht që nuk pajtohem me sjelljen e saj, mendojmë që ka shumë të mira dhe plot aktivitete të tjera që kanë qenë të dobishme për AAK-në si kontribut i Reshitajt”.

“Ajo është pjesë e AAK-së. Duhet të provojmë që të jemi të fokusuar që vendimet më shumicë votash në parti të respektohen nga të gjithë”.

Latifi ka thënë se çështja e pjesëmarrjes së Reshitajt në seancën e mbrëmshme do të shtrohet brenda forumeve të partisë.

“Nuk mendoj që ka zgjedh momentin më të përshtatshëm për të kontribuar për zgjedhjen e presidentit, sepse partia ka menduar ndryshe”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments