Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeMoti sot dhe nesër: Ftohtë dhe riga shiu

Moti sot dhe nesër: Ftohtë dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për sot parashihet vende-vende riga shiu, ndërkaq edhe të mërkurën do të mbajë mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

IHK njofton se nga dita e enjte parashihet rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1- 7m/s.

Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik. Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments