Tuesday, April 16, 2024
HomeLajmeKosova“Ne nuk jemi rob, por punëtorë”, punëtorët e sektorit privat kërkojnë rritje...

“Ne nuk jemi rob, por punëtorë”, punëtorët e sektorit privat kërkojnë rritje të pagës minimale

 

“Ne nuk jemi rob, por punëtorë” e “Stop diskriminimit”, ishin disa nga mbishkrimet e vendosura në pankarta të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat e Kosovës, të cilët kanë protestuar për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat.

Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajazitit” për të vazhduar deri te Teatri Kombëtar.

Punëtorët e sektorit privat kanë kërkuar pagë minimale prej 300 euro dhe po ashtu respektim të Ligjit të Punës.

“1 Maji, punëtorët e Kosovës po i gjen në një pozitë shumë të rëndë, të përbuzur dhe të injoruar nga institucionet dhe nga punëdhënësit, prej vitit 1985 kur për herë të parë pas një sakrifice të madhe u vendosen disa të drejta elementare për punëtorët. Një prej këtyre të drejtave elementare është orari i punës. Kjo është një marshim, protesta paralajmëruese për arsye se nëse vazhdohet me këtë trend të papërgjegjësisë, ne nuk do të ndalemi me protesta”, kanë thënë protestuesit, raporton EO.

Ata kanë kërkuar po ashtu të formohet Gjykata e Punës e cila do të merrej vetëm me kontestet e punëtorëve në vendin e tyre të punës.

Në shenjë simbolike, punëtorët e sektorit privat kanë hedhur në tokë mjete mbrojtëse të punës si dhe kanë vendosur pankartat e tyre afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments