Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaKonflikt i ri në vendin e madh afrikan, shpallet shtetrrethimi

Konflikt i ri në vendin e madh afrikan, shpallet shtetrrethimi

Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, të premten e shpalli gjendjen e rrethimit për shkak të shtimit të dhunës në provincat lindore, Ituri dhe Kivu Verior, ku janë vrarë qindra persona këtë vit dhe janë zhvendosur mbi 1.5 milion.

Shtimi i sulmeve nga grupet e armatosura dhe dhuna brenda komuniteteve në pjesën lindore të shtetit që shtrihet në pjesën qendrore të Afrikës ka lënë të vrarë mbi 300 persona vetëm në katër muajt e parë të vitit, ndonëse trupat qeveritare dhe paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara po mundohen që ta stabilizojnë vendin e pasur me minerale.

Duke njoftuar për vendimin e presidentit, zëdhënësi qeveritar, Patrick Muyaya, tha: “Qëllimi është që t’i jepet fund shpejt pasigurisë që po i vret përditë bashkëqytetarët tanë në atë pjesë të vendit.” Ai nuk tregoi se cilët hapa do të merren gjatë gjendjes së rrethimit.

Besohet se një pjesë të madhe të përgjegjësisë për gjakderdhjet e fundit e ka një grup militant nga Uganda, i quajtur “Forcat Aleate Demokratike”. Ky grup është aktiv në lindje të Kongos që nga vitet e nëntëdhjeta.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, ky grup ka kryer disa sulme brutale që nga fillimi i operacioneve të ushtrisë kundër tij në fund të vitit 2019, duke vrarë rreth 850 njerëz vetëm vitin e kaluar.

Dhuna ka shkaktuar edhe krizë humanitare. Mbi 1.6 milion njerëz janë zhvendosur në Ituri nga popullsia e përgjithshme prej 5.7 milionësh, sipas të dhënave të UNICEF-it. Rreth 2.8 milionë njerëz kanë nevojë për ndonjë formë të asistencës emergjente, tha kjo agjenci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments