Friday, April 26, 2024
HomeLajmeNdryshime në Polici/ Emrin Beqiri largohet nga pozita e drejtorit të policisë...

Ndryshime në Polici/ Emrin Beqiri largohet nga pozita e drejtorit të policisë në Ferizaj

Sot në Policinë e Kosovës janë bërë disa ndryshime të krerëve të drejtorive brenda policisë.

Nga pozita e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj është larguar Emin Beqiri, i cili është transferuar si këshilltar në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Ndërkohë që në vend të Beqirit është vendosur që drejtorinë e Policisë së Kosovës në Ferizaj ta drejtojë Astrit Shabani.

Po ashtu nga pozita e drejtorit të Departamentit për Kufirit në Policinë e Kosovës është larguar pas shumë viteve drejtori aktual Shaban Guda, ndërsa në vend të tij është vendosur si u.d, Ragip Bunjaku.

Ndërkohë prej se është emëruar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i ka bërë edhe disa lëvizje tjera brenda policisë në mesin e tyre është edhe drejtori për operativë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments