Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaNdryshime në linjat e trafikut urban, shtohen disa zona

Ndryshime në linjat e trafikut urban, shtohen disa zona

Trafiku Urban do të zgjerohet edhe në zonat periferike të Prishtinës. Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim të shtojë dhe të zgjasë linja të reja të qarkullimit. Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë për flotën e re të 30 autobusëve të rinj, ku 6 prej tyre do të jenë elektrikë e do të përdorën në zonën qendër ndërsa 26 të tjerë do të shërbejnë për linja të reja.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Trafikun Urban, ka bërë devijimin e disa linjave të Transportit Publik, me qëllim që të jenë sa më efikase dhe optimale linjat.  Duke e pasur parasysh se zonat periferike rurale janë fare pak të përfshira në trafikun urban, Komuna e Prishtinës me kërkesë edhe të qytetarëve ka vendosur të shtojë dhe  të zgjasë disa  linja të reja.  Kështu i tha Radio Kosovës drejtori i Shërbimeve  Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i cili shtoi se presin që në nëntor të përfundojë  ky riorganizim dhe shtim i linjave të reja.

“E vërteta është se ende jemi duke punuar. Do të na ndihmojnë edhe konsulentë të BERZH-it, me qëllim që prapë të kemi edhe më tepër riorganizim edhe shtim të linjave të reja. Fokusi do të jetë në shtimin e linjave të reja duke e  ditur se zonat periferike rurale janë pothuajse fare të përfshira në transportin publik, andaj ideja është që transporti publik të jetë në çdo cep të kryeqytetit”, deklaroi Musliu.

Ai tha se Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën  edhe për 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrikë.

“Do të kemi 30 autobusë të rinj ku 6 prej tyre do të jenë elektrikë.  Këta elektrikë do të funksionalizohen në zonën qendër ndërsa 24 të tjerë për linja të reja. Gjithashtu mendojmë që edhe me sektorin privat të kemi kontratën e njëjtë,  pra, pagesë për kilometër, me qëllim që edhe ata të jenë pjese e transportit publik dhe të jenë nën menaxhim të Komunës së Prishtinës”, deklaroi ai.

Me ardhjen e 30 autobusëve Trafikut Urban do t’i ketë gjithsejtë 81 autobusë.

Musliu th ase 90% e reformës së transportit publik do të përfundojë brenda vitit 2024.

Ditë më parë, Trafiku Urban ka njoftuar se me datën 23 tetor fillon zbatimi i vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Gjithashtu është bërë e ditur se është funksionalizuar linja Prishtinë – Kishnicë. Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments