Friday, May 10, 2024
HomeLajmeDeklarata e Macronit për vizat, Peka: Ngatërresa e qëllimshme në koordinim me...

Deklarata e Macronit për vizat, Peka: Ngatërresa e qëllimshme në koordinim me Ramën

Deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron për vizat nuk është një ultimatum për Qeverinë e Kosovës. Kështu është shprehur ish-zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Avenir Peka. 

Peka ka thënë për Euronews Albania se deklarata e Macronit ka qenë qëllimisht konfuze në bashkëpunim me kryeministrin, Edi Rama.

“Franca ka shpikur diplomacinë dhe protokollin diplomatik. Vetëm francezët nuk gabojnë në këtë pjesë. Macron ka ardhur në Tiranë për të thënë atë shprehje që është një lëmsh. Përkthimi është bërë qëllimisht gabim sepse Macron nuk ka dashur ta hedh tezën e ashpër të bllokimit të procesit të liberalizimit të vizave. Por si në sportin e volejbollit ia ka hedh topin Edi Ramës dhe ai e ka zhytur”, tha Peka.

Ai ka shtuar se e gjitha është bërë në koordinim midis Macron dhe Ramës. Sipas Pekës, Macron nuk ka ardhur në Tiranë për të bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën, por as për tu tërhequr nga kërcënimet e verës për bllokim.

“Ai ka thënë diçka për mos të dhënë asgjë dhe për ti hapur rrugën Ramës për ato që tha më vonë”, tha Peka.

Ai ka shtuar se Rama e njeh mirë frëngjishten dhe në një moment deklarata e Macronit do të ishte sqaruar. Por, ai e mori këtë situatë dhe vazhdoi me deklaratën e vetë që ndihet keq që po diskutohet pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments