Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeNdodhë në Shqipëri: Babë e bir plagosen teksa ruanin parcelën e hashashit

Ndodhë në Shqipëri: Babë e bir plagosen teksa ruanin parcelën e hashashit

Dy persona (babë e bir) kanë mbetur të plagosur ditën e sotme (9 tetor) në fshatin Mavrovë, Selenicë, në Vlorë.

 

Policia njofton se “rreth orës 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit Fatjon Dautaj, 31 vjeç, dhe dhe Vilson Dautaj, 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”

Nga burimet paraprake dyshohet se tre shtetas të paidentifikuar janë futur në banesë për të prerë apo grabitur bimët narkotike dhe janë diktuar nga babai dhe djali. Dyshohet se të dy kanë qenë pronarë të lëndës narkotike dhe bënin roje gjatë natës pranë stanit ku ishte mbjellë dhe hashashi. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë janë  konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit Fatjon Dautaj dhe dhe Vilson Dautaj, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments