Thursday, May 2, 2024
HomeLajmeKosovaNdalohet një lëmosh – kërkues gjatë aksionit për largim nga rrugët në...

Ndalohet një lëmosh – kërkues gjatë aksionit për largim nga rrugët në Prizren, i gjenden 266 euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka larguar lëmoshë kërkuesit nga rrugët në Prizren.

Gjatë këtij operacioni është ndaluar një person me banim më Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës 39- vjeçari është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të vrazhdë.

“H.A, i datëlindjes 1984, m/sh/k  i cili është hasur duke kërkuar  lëmosh ne mënyrë te bezdisshme  dhe sjellje arrogante ne rrugën ,, Ekrem Rexha” ne Prizren. Personi  është  shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore, gjatë kontrollimit i janë gjetur para rreth 266 euro të cilat i ka përfituar gjatë kërkim lëmoshës”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me rastin është njoftuar gjyqtari i Gjykatës Themelore Divizioni për Kundërvajtje i cili ka rekomanduar që të dyshuarit ti sekuestrohen parat dhe rasti ti dërgohet Gjykatë  për Kundërvajtje në Prizren./teve1.info/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments