Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaMusliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Ganimete Musliu, ka folur rreth raportimit të drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti.

Ajo para mediave tha se temë e diskutimit në mbledhje ishte situata e sigurisë në veri pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Musliu tha se bazuar në informacionet e siguruar Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Nga pamjet me dronë të datës 27.9, është konfirmuar se në zonën e njohur si Rogazin në afërsi të Izovorit, po ndërtohet një bazë ushtarake e forcave të armatosura serbe. Me mbulesë nga ana serbe që kinse aty po bëhet trajtimi i mineraleve të zonës. Pamjet me dronë kanë konfirmuar burime dhe se aty po bëhet një qendër ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”, tha deputetja e Kuvendit të Kosovës.

“Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”, tha ajo.

“Anëtarët e AKI e kanë dëshmuar profesionalizmin dhe në bazë të fakteve që janë paraqitur, grupet terroriste kanë hyrë përmes rrugëve ilegale”, tha ajo./Klankosova

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments