Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në intervistën e Reporterit ka konfirmuar se të mërkurën do të zyrtarizohet kandidatët për kryetar të komunave.

“Ka mobilizim, hulumtimet janë për kandidatura në 5-6 qytete që mendojmë me dalë të parët, në qytetet si: Peja, Lijpani, Vitia. Besojmë që në këto zgjedhje do t’i kthejmë edhe Prishtinën edhe Podujevën”, ka thënë Muhaxheri.