Friday, July 10, 2026
HomeLajmeKosova“Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!” Policia nis sot fushatën për...

“Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!” Policia nis sot fushatën për bashkatdhetarët

Policia e Kosovës do të nisë sot, në ora 11:00, fushatën vetëdijësuese me moton “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e cila u dedikohet bashkatdhetarëve që vijnë në vend gjatë sezonit veror.

Hapja e fushatës do të bëhet në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar nga drejtori i Divizionit të Trafikut, i cili do të prezantojë angazhimet e Policisë së Kosovës, masat parandaluese dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të kësaj nisme.

Gjatë aktivitetit do të shpërndahen edhe broshura informuese që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në trafik. Broshurat përmbajnë këshilla dhe udhëzime praktike për pjesëmarrësit në komunikacion, të cilat duhet të merren parasysh menjëherë pas hyrjes në Republikën e Kosovës.

Përmes kësaj fushate, Policia e Kosovës synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe informimin e qytetarëve për rregullat e komunikacionit, duke u uruar njëkohësisht mirëseardhje bashkatdhetarëve që vizitojnë Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments