Thursday, April 15, 2021
HomeLajmeKosovaMinistria e Shëndetësisë furnizon QKMF’në në Kaçanik me vetëm 70 vaksina Anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë furnizon QKMF’në në Kaçanik me vetëm 70 vaksina Anti-COVID

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, kanë deklaruar se sot janë furnizuar me vetëm 70 vaksina kundër COVID-19.

Nga kjo QKMF është thënë se ky numër nuk i plotëson as nevojat e punëtorëve shëndetësorë.

“Prandaj në këtë periudhë do të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësor të QKMF-së, kurse me ardhjen e kontigjentit tjetër të vaksinave do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në një postim në rrjetin social Facebook.

QKMF-ja sot është furnizuar me vaksina anticovid nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.Numri i vaksinave të pranuara është 70 dhe ky numër nuk i plotëson as nevojat e punëtorëve shëndetësor.

Prandaj në këtë periudhë do të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësor të QKMF-së,kurse me ardhjen e kontigjentit tjetër të vaksinave do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Vaksinimi për punëtorët shëndetësor do të realizohet nesër me datën 07.04.2021 në QKMF duke filluar nga ora 09.00 !

Drejtori

Dr.Sinan Zeneli

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments