Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri Maqedonci pret homologun kroat, ministrja Haxhiu atë austriake

Ministri Maqedonci pret homologun kroat, ministrja Haxhiu atë austriake

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anushiq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Ejup Maqedonci homologun kroat do ta presë me ceremoni zyrtare të shoqëruar nga togu ceremonial i FSK-së ngjarje cila fillon nga ora 16:30.

Ndërkohë, një tjetër vizitë e rëndësishme do të zhvillohet në orët e pasdites në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është nikoqire e homologes së saj austriake Alma Zadi.

Pas takimit të dy ministreve do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët e bashkëpunimit mes dy shteteve derisa do të ketë edhe konferencë për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments