Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ofron Turqisë gatishmërinë e plotë të...

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ofron Turqisë gatishmërinë e plotë të FSK-së pas tërmetit shkatërrues

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar në rrjetin e tij Facebook pas tërmetit të fuqishëm në Turqi.

Mehaj, shkroi se të gjithë janë zgjuar më këtë lajm tronditës dhe se shprehin gatishmëri të plotë që të ofrojnë ndihmë më të gjitha kapacitetet në kërkim-shpëtim të zonave të prekura nga tërmeti i këtij mëngjesi, raporton IndeksOnline.

Reagimi i plotë:

Sot u zgjuam me lajmin tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit.

Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta.

Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments