Tuesday, April 23, 2024
HomeBotaMediat greke: Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Mediat greke: Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Pyetja që po qarkullon ditëve të fundit është nëse Greqia është duke u përgatitur për ta njohur Kosovën dhe një burim diplomatik nga Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë përgjigje për këtë, raporton faqja greke, Greek City Times.

Një burim diplomatik grek ka konfirmuar se Athina nuk është duke u përgatitur për ta njohur pavarësinë e Kosovës. “Nuk ka rast të njohjes së Kosovës për aq gjatë sa Spanja, Rumania dhe natyrisht, Qiproja nuk e njohin atë”, tha burimi.

“Nëse ne do të ishim të vetmit në BE që nuk e njohim Kosovën, do të kishte shumë gjasa që do ta njihnim për shkak të presionit të ShBA-së”, shtoi më tej burimi nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

“Por për shkak të Katalonjës dhe çështjes me baskët, Spanja, pavarësisht frikës së presidentit serb, nuk do ta njohë Kosovën”, citohet të ketë thënë burimi për faqen greke.

Përmirësimi i zyrës së Kosovës në Athinë është thjesht “lëvizje për t’u përshtatur me zyrën tonë ndërlidhëse, natyrisht, nëse nuk ka njohje, nuk ka ambasadë, siç ka ndodhur në Shkup. Po flasim për një përmirësim të thjeshtë të zyrës së Prishtinës në Athinë”, tha burimi.

Sipas këtij burimi, ndonëse zyra e Kosovës në Greqi ka qenë vetëm e natyrës ekonomike deri më tash, ajo mund të ngrejë çështje politike, por preludi për njohjen e Kosovës nuk është vendosur.

Para pak ditësh, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, u shpreh i pakënaqur me afrimin mes Prishtinës dhe Athinës. “Ata po e ngrenë nivelin e raporteve në nivel të drejtorëve politikë të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, deklaroi Vuçiqi në një intervistë për një televizion serb.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments