Tuesday, April 16, 2024
HomeLajmeKosovaEnde 4% e popullsisë nuk është vaksinuar në Kosovë

Ende 4% e popullsisë nuk është vaksinuar në Kosovë

Mbi 71 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.

 

73 prej tyre kanë marrë sot dozën e dytë të vaksinës.

Kështu bëri të ditur menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Sot kemi filluar më vaksinim të gjithë qytetarëve që tashmë e kanë marrë dorëz e parë dhe aktualisht janë duke marrë dozën e dytë. Kemi filluar me profesionistë shëndetësor dhe qytetarë ku aktualisht kemi mbi 370 të vaksinuar, me dozë të parë dhe kemi rreth 73 persona që janë me dozën e dytë”, ka deklaruar ai.

Reklamë
Ai ka thënë që në nivel vendi sot janë vaksinuar mbi 1 mijë e 700 persona.

“Nëse flasim në nivel vendi për dozë të parë dhe të dytë aktualisht kemi 71 mijë e 400 vaksina të dhëna ndërsa vetëm për ditën e sodit janë ofruar mbi 1 700 vaksina. Salla është e organizuar jo veç për dy kategoritë e dozave, por edhe të vaksinimit në masë”, ka deklaruar ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments