Saturday, April 27, 2024
HomeTop LajmetMe një orë vonesë mblidhet Kryesia, vendos për seancën e re të...

Me një orë vonesë mblidhet Kryesia, vendos për seancën e re të Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur me një orë vonesë në bazë të agjendës së publikuar.

Shefat e Grupeve Parlamentare do të vendosin për seancën e re të Kuvendit. Në rend dite janë gjashtë pika për shqyrtim.

Rendi i ditës:

I.     Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II.     Përgatitjet për Seancë plenare:

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,

5.     Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

6.     Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments