Sunday, July 14, 2024
HomeLajmeKosovaMbi gjysmë milionë kosovarë jetojnë në Gjermani, kaq prej tyre janë të...

Mbi gjysmë milionë kosovarë jetojnë në Gjermani, kaq prej tyre janë të papunësuar

Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin statistikor “Migrimi i kosovarëve në Gjermani: Analizë statistikore”, në të cilin analizon të dhënat e emigrimit të kosovarëve në Gjermani duke përdorur rezultatet e mikrocensusit të vitit 2022 të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë për vitet 2010 – 2022.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit tregojnë se sipas matjes së fundit të vitit 2022, në Gjermani jetojnë 542 mijë persona me sfond migrimi nga Kosova, nga të cilët 330 mijë kanë lindur në Kosovë.

Nga këta 542 mijë persona, 289 mijë (53%) janë burra ndërsa 254 mijë (47%) janë gra. Nga krahasimi i të dhënave të vitit 2022 me ato të vitit 2010, konstatohet se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani pothuajse është dyfishuar. Rrjedhimisht, në një periudhë kohore 12 vjeçare shënohet rritje nga 291 mijë në 542 mijë, që rezulton në 251 mijë (86%) më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova. Në vitin 2021, 21,468 persona kanë hyrë nga Kosova në Gjermani, dhe 4,323 persona me origjinë nga Kosova janë larguar nga Gjermaniam ku migrimi neto në këtë vit ishte 17,164 persona.

Në mikrocensusin e vitit 2022, 110 mijë persona deklaruan se bashkimi familjar është arsyeja kryesore e emigrimit të tyre nga Kosova në Gjermani; 85 mijë persona deklaruan se arsyeja kryesore është arratisja, azil-kërkimi dhe mbrojtja ndërkombëtare; 64 mijë persona deklaruan si arsye punësimin; ndërkaq, 41 mijë të tjerë emigruan për të krijuar familje.

Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se nga gjithsej 330 mijë persona të lindur në Kosovë, mosha mesatare në kohën kur ata emigruan në Gjermani ishte 22 vjeç.  Po ashtu, nga 264 mijë kosovarë aktivë në tregun e punës në Gjermani, 251 mijë janë të punësuar, ndërsa 13 mijë janë të papunë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments