Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaMbahet takimi për targat, Lajçak: Gjeni një zgjidhje për hir të qytetarëve

Mbahet takimi për targat, Lajçak: Gjeni një zgjidhje për hir të qytetarëve

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se delegacionet e ekspertëve të të dy vendeve kanë zhvilluar takimin e dytë të grupit punues për çështjen e targave të automjeteve.

 

Lajçak thotë se delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. Megjithatë, ai ka inkurajuar që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në Twitter.

Reagimi i tij vjen pas takimit të dialogut në nivel teknik mes palës kosovare dhe asaj serbe, të cilat Lajçak i takoi veç e veç për shkak të dallimeve në qasje.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments