Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaMasat e reja në Kosovë – mbi tetë mijë automjete kanë kaluar...

Masat e reja në Kosovë – mbi tetë mijë automjete kanë kaluar sot nga Vërmica në Shqipëri

Brenda dy ditëve në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 15 mijë automjete me udhëtarë që zgjodhën të kalojnë ditët e pushimit në Shqipëri. Qytetarët thonë se arsyeja kryesore janë masat e reja të vëna nga qeveria e Kosovës e që nuk u pëlqyen atyre.

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës.

Udhëtarët nuk e fshehin arsyen e rrugëtimit për në territorin e Shqipërisë këto ditë pushimi pavarësisht numrit të lartë të infektimeve me koronavirus.

“Na kanë mbyll në Kosovë, po dalim andej pak”, tha një qytetar për RTK’në.

“Albin Kurti na i ka mshel krejt lokalet, po shkojmë në Shqipëri me pi kafe”, tha një qytetar tjetër.

Në orët e paradites së ditës së shtunë në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan tetë mijë vetura ndërsa për dy ditët e kaluara kjo shifër i kalon 15 mijë automjete motorike që bën kolona kilometërshe.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments