Monday, April 29, 2024
HomeBotaMasakër në shtetin afrikan, personat e armatosur vrasin rreth 100 civilë

Masakër në shtetin afrikan, personat e armatosur vrasin rreth 100 civilë

Disa persona të armatosur kanë vrarë rreth 100 civilë gjatë sulmit që e kryen gjatë natës së kaluar në një fshat në veri të Burkina Fasos, tha të shtunën qeveria e këtij shteti afrikan.

Sulmuesit hynë në fshat gjatë natës së të premtes, duke i vrarë banorët e fshatit Solhan të provicës Yagha, në kufi me Nigerin. Qeveria njoftoi përmes një deklarate se sulmuesit gjithashtu ua vunë flakën shtëpive dhe tregut të fshatit.

Qeveria i cilësoi sulmuesit si terroristë, por ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan Reuters.

Sulmet nga grupet e lidhura me ISIS-in dhe Al-Qaedan janë shtuar në masë të konsiderueshme që nga fillimi i vitit në rajonin e Sahelit, sidomos në Burkina Faso, Mali dhe Niger. Civilët po pësojnë më së shumti nga këto sulme.

Pas rastit të fundit, qeveria shpalli tri ditë zie kombëtare. Sipas të dhënave fillestare, numri i të vrarëve është rreth 100.

Mbi një milion njerëz në Burkina Faso janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre vetëm në dy vitet e fundit, ndërsa vendi i varfër e i thatë afrikan është duke mbajtur edhe rreth 20.000 refugjatë nga Mali, të cilët kanë ikur nga sulmet e militantëve në atdheun e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments