Friday, May 17, 2024
HomeBotaMacron i kërkoj Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në...

Macron i kërkoj Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza, reagon Netanyahu

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza dhe përsëriti thirrjen që të arrihet një armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Tashmë ka ardhur edhe reagimi i kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka deklaruar se forcat izraelite nuk po vrasin civilë.

Ai tha se “të gjitha kombet duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin”, shkruan bbc.

Lideri izraelit argumentoi se ushtria po përpiqet t’i largojë civilët nga konflikti ndërsa Hamasi i përdor ata si mburoja njerëzore.

“Krimet e kryera sot nga Hamas-ISIS në Gaza do të kryhen nesër në Paris, New York dhe në mbarë botën”, paralajmëroi ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë kundër militantëve të Hamasit pasi ky i fundit kishte organizuar një sulm të papritur më 7 tetor në territoret izraelite

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments