Thursday, May 16, 2024
HomeLajmeLokalizohet zjarri në IML, objekti i njëjtë ishte përfshirë nga flakët edhe...

Lokalizohet zjarri në IML, objekti i njëjtë ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës.

Aty është djegur njëra zyrë që ndodhet në katin e sipërm të IML-së.

Nuk dihen ende shkaqet që quan enë ndezjen e flakëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.

“Është djegur një zyre e objektit në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Nuk dihen ende shkaqet”, ka thënë udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi.

Zjarri është lokalizuar mënjëherë.

Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit. Atë kohë, dyshohej se shkaktar ishte defekti në instalimin elektrik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments