Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeLiburn Aliu takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, flasin për bashkëpunim...

Liburn Aliu takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë e komuniteteve lokale që jetojnë në pjesën ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri Aliu shprehu bindjen e tij se bashkëpunimi mes dy vendeve sa i përket çështjeve që lidhen me mjedisin dhe infrastrukturën vetëm sa do të shtohen në të ardhmen.

“Projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë, jetën e qytetarëve, dhe njëherazi ndihmojnë në menaxhim më të mirë të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm do ta kenë vëmendjen tonë të plotë”, tha ministri Aliu, njofton Zyra e informacionit pranë Ministrisë së Mjedisit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments