Sunday, December 8, 2024
HomeSportLakers zhgënjen sërish, Tatum “magjik” në suksesin e Boston

Lakers zhgënjen sërish, Tatum “magjik” në suksesin e Boston

Yjet e skuadrës si LeBron James dhe Anthony Davies janë rikthyer tashmë, por rezultatet pozitive të Los Angeles Lakers nuk duken ende në horizont, pasi kalifornianët pësuan humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën në 5 javët e fundit.

Në sfidën e zhvilluar në “Staples Center”, Lakers u dorëzuan përballë Sakramento Kings me rezultatin e ngushtë 106-110, pasi përjetuan një “black out” total në fraksionin e fundit të lojës, kur edhe shpërdoruan një epërsi prej 11 pikësh.

Një nga përballjet më interesante të mbrëmjes ishte ajo mes Phoenix Suns dhe Utah Jazz, dy ekipe që do të duelojnë deri në fund për kreun e Konferencës së perëndimit dhe që aktualisht janë me pikë të barabarta.

Në “Phoenix Suns Arena” ishin vendasit ata që triumfuan me rezultatin bindës 121-100 dhe regjistruan fitoren e tretë radhazi, ndërsa Utah, pas një ecurie mjaft të mirë javët e fundit, ka pësuar humbjen e tretë në 4 sfidat e fundit.

Devin Booker ishte protagonist absolut i suksesit të Phoenix, pasi shënoi 31 pikë, rikuperoi tre topa dhe dha dy asiste, ndërsa për miqtë e Jazz bëri një paraqitje deri diku të pranueshme vetëm Bogdanovic.

Mbrëmje magjike për Jayson Tatum, që la gjurmë në një sfidë spektakolare si ajo mes Boston Celtics dhe San Antonio Spurs, e cila përfundoi me rezultatin 143-140 vetëm pas luajtjes së kohës shtesë.

Në “TD Garden” të Bostonit, 23-vjeçari Tatum ia doli të shënojë plot 60 pikë, të rikuperojë 8 topa dhe të japë 5 asiste, duke lënën në hije kundërshtarët e tij si De Rozan e Walker, që të dy bashkë shënuan 54 pikë.

Gjysma e parë e lojës shkoi tërësisht në favor të San Antonios, që krijoi një epërsi prej 30 pikësh, por në gjysmën e dytë të ndeshjes skenën “e pushtoi” Tatum, i cili me formën e jashtëzakonshme bëri që koha e rregullt të mbyllej në barazim e më pas në shtesë fitorja shkoi për Celtics.

Skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes, Brooklyn Nets u thye në shtëpi me rezultatin 109-128 nga Portland Trail Blazers, me këta të fundit që iu falën një forme mjaft të mirë të Damian Lillard, me 32 pikë të shënuara, 7 rikuperime dhe 9 asiste.

Me James Harden që vijon të jetë i dëmtuar, Kyrie Irving nuk mjaftoi për Brooklyn, që gjithsesi ndodhet në pozita komode dhe nuk rrezikon të humbë kreun e renditjes, duke qenë se sezoni i rregullt është drejt përfundimit.

Në sfidat e tjera Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 126-104 ndaj Atlanta Hawks, Washington Wizards mposhti Cleveland Cavaliers me shifrat 93-122, ndërsa Milwaukee Bucks fitoi 98-108 në transfertën ndaj Chicago Bulls.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments