Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaLajçak takon kryediplomatin grek, diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Lajçak takon kryediplomatin grek, diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, për diskutimin e procesit të dialogut, si dhe për rajonin.

Për takimin dje ka njoftuar Dendias, i cili njoftoi për temën e takimit.

“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me Përfaqësuesin Special Miroslav Lajçak për progresin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkaq, sot Lajçak e ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në përpjekjet në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”.

Emisari Lajak përgjatë procesit të dialogut ka zhvilluar shpesh takime me kryediplomatin grek.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments