Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaKuvendi nuk e miraton rezolutën për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Kuvendi nuk e miraton rezolutën për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Me 22 vota për Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë.

Kjo rezolutë, fillimisht, u propozua nga shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili kërkoi suspendimin e të githa gjobave me qëllim që të ndihmohen bizneset dhe qytetarët,

Tahiri ka kërkuar që këto gjoba të falen si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. Ai tha se gjendja me koronavirus është nën kontroll.

“Po e nisi fjalën duke thënë që për të gjithë ne është shume e qartë që gjobat e shqiptuara janë të ligjshme mbi mandatin nga Ligji për Menaxhimin e Pandemisë. Meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll, kemi hyrë në një fazë ku përveç shëndetit të qytetarëve duhet të mendojmë edhe për dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i AAK-së, tha se është e rëndësishme se si vendi i qaset efekteve të dëmshme që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

“Është po aq e rëndësishme mënyra se si i qasemi këtyre efekteve në fazën afatshkurtër por edhe në baza të përditshme. Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese t’i shlyejnë këto borxhe,. Disa rrezikojnë mbylljen e plotë.  E dyta është rritja e shkallës së papunësisë. Shumë biznese nuk po mund që të operojnë në mënyrën e njëjtë tek të punësuarit”, deklaroi ai.

Ndër të tjera , Tahiri theksoi se nga fillimi këto gjoba nuk kanë qenë të projektuara që ta rrisin buxhetin.

“Rrezikon edhe të hyrat individuale dhe familjare të atyre që e humbin punën. Gjobat nuk kanë qenë të projektuara për të rritur buxhetin”, deklaroi ai.

Tahiri u deklarua edhe për qëndrimin e qeverisë, se këto gjoba nuk duhet të falen.

“Vlerësojmë se pozicionimi krejtësisht jo parimor se falja e gjobave do të krijojë efektin e pabarazisë ,mendoj se është më tepër shmangie nga përgjegjësia. Konsiderojmë se falja e borxheve për bizneset do të ishte një hap pragmatik”, tha Tahiri.

Por, Murati tha sot se gjobat e pandemisë nuk kanë të bëjnë fare me MFPT-në, dhe as me qeverinë, por sipas tij, kjo është e rregulluar me ligj, shkruan Gazeta Express.

“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuk e ka të qartë se pse ka thirrë interpelancë. Në thirrjen që kam pranu shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së. Në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim…Ato s’kanë të bëjnë fare me MF, ato janë rregullu me ligjin që është miratu nëkëtëkuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e MF-së, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”, tha Murati në fjalimin e tij në këtë seancë.

Duke i rikujtuar AAK-së se ish-kryeministrit Ramush Haradinaj u ka falur borxhet e ujit biznesëve dhe ka thënë se këtë e ka bërë “veç për qejf”, Ministri Murati ka thënë se kështu nuk mbahet shteti.

“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të  borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, shtoi Murati.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments