Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKosovaKuvendi mblidhet për të mbajtur dy seanca në një

Kuvendi mblidhet për të mbajtur dy seanca në një

Me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Republikës do të mbajë seancë plenare.

Së pari do të shqyrtohet Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

Më pas do të shqyrtohen projektligje të tjera mbi marrëveshje ndërkombëtare, do të votohen projektligje si dhe do të zgjedhen anëtarë të disa Bordeve.

Ky është rendi i ditës:

1.  Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.  Pyetjet parlamentare,
4.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-226 për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022”,
5.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-229 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale,
6.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-230 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin,
7.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-231 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale,
8.  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-232 për aderimin në Marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e zhdukur,
9.  Shqyrtimi i Projekt Deklaratës për antisemitizmin,
10.  Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Ad-Hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, për zgjatjen e mandatit,
11.  Votimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
12.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
13.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
14.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
15.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
16.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinomatografinë,
17.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
18.  Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027,
19.  Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
20.  Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-336, të Seancës plenare të datës 21.07.2022,
21.  Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
22.  Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments