Wednesday, May 8, 2024
HomeLajmeKosova“Kush do betejë poltike me mua, betejë do të ketë”, Osmani ‘selam’...

“Kush do betejë poltike me mua, betejë do të ketë”, Osmani ‘selam’ deputetëve nëse e çojnë në Kushteutese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk do ta dekretoj Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit meqë sipas saj janë bërë varg shkeljesh procedurale e ligjore përgjatë procesit të përzgjedhjes së Isufajt si i nominuar për Kryeprokuror.

E pyetur për mundësinë e dërgimit të këtij vendimi të presidentes në Gjykatë Kushtetuese, Osmani ka thënë se deputetët nëse do ta shohin dokumentin me ato që pretendohen të jenë shkelje sipas saj, ata do të binden për parregullësinë e procesit.

E para e shtetit më pas ka shtuar se ata mund ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, por ka thënë se më pas kjo do të nënkuptonte një betejë politike dhe jo betejë ligjore.

“Nëse për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike dhe jo ligjore, dhe kush do  që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, ka thënë presidentja Osmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments